Britani, paraqitet superplani i shkurtimeve

20/10/2010 18:20

Kancelari George Osborne ka zbuluar sot planin më të madh të shkurtimeve në Mbretërinë e Bashkuar që prej Luftës së Dytë Botërore.

Plani në fjalë do të prekë kryesisht buxhetet për sektorin social-ekonomik, ato të këshilleve të ndryshme dhe atë të policisë.

Kështu, mosha e pensioneve do të ngrihet së shpejti më shumë nga sa ishte parashikuar, disa përfitime nga paaftësia do të kufizohen dhe shuma të tjera parash do të zhvaten përmes ndryshmeve mbi ligjin e taksave.

Një taksë e re bankash, detajet e të cilës do të paraqiten të enjten, do të vendoset së shpejti.

Zoti Osborne tha se shkurtimet katër vjecare janë udhëhequr nga një reformë e drejtë dhe e paanshme.

Por kancelari i qeverisë hije, Alan Johnson e cilësoi reformën në fjalë si “një lojë kumari me jetët e njerëzve”, e cila sipas tij rrezikon të mbysë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA