Afganistan, bomba vret 10 civilë

20/10/2010 17:10

10 civilë kanë mbetur të vrarë në perëndim të Afganistanit, nga një bombë artizanale që shpërtheu gjatë kalimit të automjetit me të cilin po udhëtonin.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë së provincës Nimroz, sipas të cilit pothuajse të gjitha viktimat janë gra dhe fëmijë.

Sipas zyrtarit, bomba ishte vendosur në anë të rrugës nga rebelët, të cilët donin të godisnin trupat ushtarake.

Viti 2014 flitet si momenti kur forcat afgane do të marrin përsipër kontrollin e sigurisë nga ato ndërkombëtare, por perspektiva duket e zymtë.

Top Channel