Afganistan, 1.3 milionë vota të pavlefshme
20/10/2010 13:05
Komisioni Elektoral Afgan njofton se 1.3 milionë vota të zgjedhjeve legjislative të shtatorit janë të pavlefshme.
Këto vota përfaqësojnë 23 përqind të totalit të zgjedhësve në vendin problematik.
Zgjedhjet e 18 shtatorit janë vlerësuar me shumë mashtrime dhe parregullsi.Prej rezultateve të tyre dalin 249 deputetë në Asamblenë Nacionale Afgane që pritet të mblidhet para 30 tetorit.
Top Channel