Thaci: Universitet i ri në Mitrovicë
16/10/2010 08:30
Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se qeveria do të vazhdojë angazhimin për krijimin e kushteve më të mira dhe ambientit më të sigurt për qytetarët e Mitrovicës.
Ai po ashtu ka premtuar kushte më të mira për biznesin dhe hapjen e një universiteti të ri publik në këtë qytet.
Thaçi, sipas Telegraf, premtoi ndihmën nga qeveria për strehimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve. Ai përshëndeti iniciativën dhe zotimin e kryetarit të komunës për ndarjen e 300 trojeve për këto familje.
Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës në Mitrovicë ka premtuar vendimin për Universitetin e ri publik në Mitrovicë.
Top Channel