Një eksponent i rëndësishëm i formacionit të së djathtës esktreme, Obraz, është arrestuar për shkak të dhunës së regjistruar gjatë gay pride në Beograd.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarit janë kryerje e akteve të dhunës dhe akteve të rrugacërisë.

Nga dhuna që shpërtheu gjatë paradës së homoseksualëve të mbajtur të dielën e kaluar mbetën të plagosur 157 persona, 132 prej të cilëve policë.

Gjithashtu, forcat e rendit ndaluan 249 persona, 131 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjëndje arresti.

Personat që organizuan trazirat në Beograd, dyshohet të jenë të njëjtët që organizuan edhe aktet e dhunës në stadiumin e Xhenovës, në Itali.

Top Channel