Janë dy shqiptarët e ekzekutuar ditë më parë në ishullin Samos në Egjeun jug-lindor.  Burime lokale njoftuan se paraditen e së mërkurës është gjendur trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar, të ekzekutuar sipas gjasave, tre ditë më parë në këtë ishull.

I vrari eshte i aferm i viktimes se pare, i ekzekutuar me thike mbremjen e se martes nga disa emigrante shqiptare pas nje sherri banal.

Trupi i tij i pajete eshte nxjerre ne breg nga dallget e detit. Policia thote se te dy viktimat jane nga veriu i Shqiperise. Kater persona, te gjithe nga Berati, jane ndaluar mengjesin e sotem si te dyshuar per krimet.

Ne nje nga automjetet e tyre eshte gjendur edhe nje thike ushtarake, qe mendohet te jete mjeti me te cilin eshte ekzekutuar te pakten njeri nga viktimat. Nese do te gjenden fajtore, 4 shqiptaret rrezikojne denimin me burgim te perjetshem.

Top Channel