
Për të tretën ditë Akropoli vazhdon të mbahet i mbyllur prej punonjësve të Ministrise greke të Kultures që protestojnë ndaj shkurtimeve të vendeve të punes dhe mospagimin e tyre per afro dy vjet.
Mengjesin e se premtes, nje grup punonjesish vazhdojne protesten e tyre jashte portes se Akropolit,ndersa dhjetera police kane krijuar nje gardh dhe nuk lejojne askend te hyje brenda ketij monumenti te lashtesise.
Ne mbeshtetje te kolegeve te tyre,greves i jane shtuar edhe punonjesit e tjere te Ministrise se Kultures,te cilet njoftuan se fillojne nje greve disa oreshe. Kjo ka bllokuar teresisht punen ne pothuajse gjithe muzete e Athines.
Edhe nje here Ministria e Kultures ka bere thirje per bisedime, ne te kundert ajo ka kercenuar se do te dergoje staf te ri per hapjen e Akropolit. Nje grup turistesh qe tentuan te hyjne ne Akropol gjate oreve te mengjesit,u larguan prej protestuesve,ndersa policia kercenoi serish me perdorimin e dhunes per te shperndare protestuesit.
Pamjet e perleshjeve jashte Akropolit nje dite me pare kane bere xhiron e botes, ndersa gjithe media greke kritikon dhunen e forcve te rendit ndaj gazetareve.
Top Channel