800 milionë afrikanë nuk mund të lajnë duart

15/10/2010 21:50

Të lash duart, një masë paraprake për të parandaluar sëmundjet, është një praktikë higjenike që në Afrikë është ende e privuar për 800 milionë persona.

Kjo për mungesën e burimeve të sigurta të ujit dhe njohjes së dobët të praktikave higjenike.

Lajmin e ka bërë të ditur AMREF, fondacioni afrikan për mjekësinë, në ditën botërore për larjen e duarve të vendosur nga OKB.

Sidomos Afrika subsahariane, thekson AMREF, është një rajon ku progreset në këtë fushë avancojnë me një ritëm shumë të lehtë.

Top Channel