Ish-përfaqësuesi i SHBA në bisedimet për statusin e Kosovës, Frenk Wisner ka deklaruar se sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, gjatë vizitës së saj në Kosovë do të përballet me dy cështje.

“E para është që të sigurohet që pala kosovare të jetë e bashkërenduar. Me dorëheqjen e presidentit Sejdiu dhe me perspektivën e zgjedhjeve në fillim të vitit të ardhshëm ka një farë corientimi në hapësirën politike të Kosovës”, ka pohuar Wisner.

Ish-ambasadori amerikan ka theksuar se është shumë e rëndësishme që autoritetet në Prishtinë të bashkëpunojnë për një program të bashkërenduar për bisedimet me Serbinë.

Ndërsa cështja e dytë sipas tij, është që sekretarja e Shtetit të përqendrohet tek vazhdimësia e përpjekjeve për njohjen e pavarësisë.

“70 vende e kanë njohur Kosovën, por duhet bërë më shumë në mënyrë që në sytë e botës të konsolidohet legjitimitetit i saj”, ka shtuar Wisner.

Top Channel