Tregtia, lufta mes shqiptarëve

12/10/2010 16:00

Mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare tashmë ka nisur një konflikt për cështjen e tregtise mes dy vendeve.

Qeveria shqiptare nuk i pranon akuzat publike të autoriteteve kosovare për proteksionizëm me cmimet e referencave.

Madje zëvendësministri i Financave Alfred Rrushaj thotë se eksportet e Kosovës në shumë raste janë taksuar me cmime preferenciale në doganat shqiptare.

”Nga verifikimet që kemi bërë ne na rezulton se për qumeshtin, rrushin dhe pataten cmimet e aplikuara ne dogana jane poshte cmimeve te references”, u shpreh Rrushaj.

Ministria e Financave thotë se do i verifikojë të gjitha shqetësimet e bizneseve të Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kosovare.

”Autoritete doganore kane marre urdher te nisin punen se bashku me autoritete kosovare per te sqaruar te gjitha shqetesimet, por nga verifikimet qe kemi bere deri tani nuk na rezulton asnje shkelje”, tha Rrushaj.

Ministri i Ekonomise ne qeverine e Kosoves, Ahmet Shala  te henen ne nje aktivitet ne zonen e Vushtrise i cituar nga mediat, leshoi akuza konkrete ku tha se Shqipëria po i vendos cmime reference patates se prodhuar ne Kosove 50 perqind me te lart se cmimi aktual i ketij produkti, duke  favorizuar prodhimin serb.

Ne intervisten per Top Channel kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhalliu paralameroi se Kosova do te ankohet per kete mos marrëveshje me qeverine shqiptare ne Sekretaritn e CEFTA-s ne Bruksel, i cili mbikëqyr marrëveshjen e tregtise se lire mes vendeve te Ballkanit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA