Tepelenë, protestë kundër shpërthimeve

12/10/2010 14:00

Rreth 200 banorë të fshatit Turan në Tepelenë prej ditësh tashmë kërkojnë të ndërpritet vala e shpërthimeve ushtarake për demontimin e predhave dhe armatimeve të tjera të Dhëmblanit që po kryhet në Përroin e Zharrës vetëm 1 km larg banesave të tyre.

Prej 15 ditësh tashmë shpërthimet kanë shkaktuar plasaritje të banesave dhe pronave të tjera.

Edhe shkolla e fshatit sipas mësuesve është dëmtuar ndërsa ato janë të detyruara të nxjerrin fëmijët në oborr në momentin e shpërthimeve.

Pas një proteste të kryer prej banorëve të fashtit dhe kërkesave të vazhdueshme drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes u premtua se do të merren masa për zhvendosjen në një vend tjetër të territorit të demontimit, megjithatë kanë vazhduar shpërthimet.

Top Channel