Takimi i NATO-s në Tiranë

12/10/2010 12:10

Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në ministerialin e mbrojtjes së Europës Juglindore që po mbahet në Tiranë, si edhe ka shprehur bindjen se Kosova duhet të jetë anëtare i kësaj nisme shumë shpejt.  (UPDATE)

“Unë kam kënaqësinë të përshëndes sot përfaqësuesit e Serbisë dhe Malit të Zi që anëtarësohen në këtë nisme të rëndësishme. Shpreh bindjen se Kosova do të ketë vendin e saj në këtë ministerial, në mënyrë që të kompletohet tërësisht rajoni në këtë nisme”, tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se Shqiperia do te vazhdoje te plotesoje te gjitha kriteret si vend anëtar i NATO-s dhe se eshte duke krijuar nje batalion special qe do te perdoret atje ku ta kerkoje aleanca.

“Ju garantoj se Shqipëria do të rrisë rolin e saj në të gjitha misionet e NATO-s. Ne po punojmë për formimin e një batalioni të mundshëm për ta cuar atë aty ku ka nevojë NATO”, tha Berisha.

Ministri Imami ka ftuar edhe vendet e Gjeorgjise dhe te Moldavise te jene anetare te kesaj nisme, e cila eshte me e rendesishmja ne Europen Juglindore ne fushen e mbrojtjes dhe qe eshte krijuar ne 1996, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA