Një paisje e montuar në Mitrovicen Veriore për t’u përdorur si sirenë alarmi në raste emergjencash, përdoret rëndom nga serbët për të njoftuar banorët për t’u mbledhur në protesta.

Sinjali i fortë akustik i sirenës është bërë një shqetësim i madh për banorët e tjerë që e dëgjojnë atë për më shumë se një dekadë.

Të gjitha protestat e organizuara nga strukturat paralele serbe në Mitrovicën Veriore i ka paraprirë thirrja përmes sirenës.

Menaxhuesi i lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës shprehet për Top Channel se të gjithë e ditë se vendndodhjen e sistemit të alarmit dhe se kush e kontrollon atë ndëras komuna e Mitrovicës nuk e kontrollon dot pasi nuk qeveris në veri të qytetit të ndarë.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti shprehet se policia ka dijeni për këto alarme dhe se ato vijnë nga strukturat paralele. Ai pranoi se mbetet përgjegjësi e policisë për identifikimin e personave të cilët kryejnë këtë vepër penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA