PS: Bregu të japë dorëheqjen
12/10/2010 15:45
Partia Socialiste ka shtuar akuzat ndaj ministres së Integrimit Majlinda Bregu dhe ka kërkuar sërish dorëheqjen e saj.
Deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se prokuroria tashme duhet te filloje hetimet per akuzat e ngritura nga opozita.
“Ne momentin kur pasurite e ministres Bregu jane nen hetim per lidhje me persona persona qe dyshohen se pastrojne para, te gjitha keto genjeshtra vetem sa shtojne dyshimet per burimin e vertete te parave te zonjës Bregu. Ministrja jo vetëm që duhet të japë dorëheqjen, por edhe të japë llogari për deklarimet e deritanishme”, tha Felaj.
Top Channel