
Një 16-vjecare nga fshati Starovë është rrëmbyer nga banesa dhe më pas është përdhunuar në grup nga tre persona.(UPDATE)
Me një skenar të mirëorganizuar vajza minorene me inicialet J.A është marrë nga kusheriri i saj me një mjet nga shtëpia dhe më pas në bashkëpunim me një tjetër të afërm të tij dhe dy shokë e kanë cuar në shtëpinë e shtetasit Ervis Dushi ku vajza është lidhur dhe më pas përdhunuar.
Vajza është mbajtur e mbyllur në një dhomë duke ju nënshtruar marrëdhënieve seksuale me dhunë. Familjarët të cilët kanë pritur që vajza të kthehej në shtëpi bashkë me kusheririn e vet Ernold Berberi kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e 16-vjecares. Vetëm pas 24 orësh vajza është gjetur në qymezin e pulave në shtëpinë e saj dhe pa ndjenja. Autorët janë larguar pasi e kanë hedhur vajzën natën në vendin ku mbaheshin pulat. Familjarët e kanë cuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së traumatizuar.
Gjyshi i 16-vjecares që e ka gjetur vajzën tregon se ajo është dhunuar pasi u rrëmbye nga kusheriri dhe më pas familjarëve ju është bërë presion për dorëzimin e vazjës. Autorët që e kanë mbajtur të mbyllur për 24 orë kanë ndërruar mjetin për të mos u gjetur nga policia
Policia që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë ka mundur të prangosë vetëm 16 vjecarin Ernold Berberi, kusheririn e të dëmtuarës ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy autorët e tjerë Ervis Dushi 23 vjec dhe 22 vjecari Daniel Cekici. Ndaj tyre rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë. Policia ka marrë në pyetje dhe autorin e katërt që ka bërë transportimin e vajzës me mjet.
Top Channel