Grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës do ta kenë të vështirë të ushtrojnë aktivitetet e tyre gjatë natës për shkak të rritjes së patrullimeve të forcave të policisë dhe trupave paqeruajtëse.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, prania e theksuar e trupave të KFOR-it, e agjentëve të EULEX dhe e atyre të Policisë së Kosovës ka bërë që të vështirësohet aktiviteti i kontrabandës.

Që nga data tre tetor, tre pranitë kanë nisur të aplikojnë sistemin e pikave të lëvizshme të postoblloqeve gjatë orëve të natës.

Burimet shtojnë se, plani operativ për patrullime shtesë, bastisje dhe kontrolle, i hartuar nga tre forcat e sigurisë, parashikon që këto patrullime të bëhen nga ora 20:00 deri në 02:00 të mëngjesit.

Top Channel