Itali, tifozët serbë djegin flamurin shqiptar

12/10/2010 21:05

Tension në qendër të Xhenoas, ku tifozët serbë dhe policia italiane janë përleshur mes tyre pas lëshimit të shisheve dhe gurëve. Ata janë shpehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe gjatë protestave kanë djegur edhe flamurin shqiptar. (UPDATE)

Situata ka degjeneruar rreth orës 19:00 kur tifozët serbë që ndodhen në Itali për të ndjekur kombëtaren e tyre e cila luan këtë mbrëmje kundër Italisë, filluan të qëllojnë me gurë ndaj kalimtarëve dhe dyqaneve.

Trazirat kanë vazhduar edhe me zbritjen e tifozëve në fushë duke mos lejuar fillimin e ndeshjes. Sipas mediave lokale, portieri serb Stojkovic është goditur me mjete të forta nga tifozët e tij. Ndërkohë ndeshja është anuluar edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e UEFA-s.

Sipas lojtarëve dhe organizatorëve të stadiumit “Marassi”, ishte e pamundur që policia të qetësonte tifozët serbë, të cilët kanë shfrytëzuar këtë ndeshje për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Kjo protestë mund të shkaktojë edhe ragimin e Tiranës, pasi flamuri i djegur është flamuri jonë kombëtar.

FOTO GALERI
1/3
Xhenoa, Serbet djegin flamurin shqiptar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA