Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Sarajevë, që është dhe ndalesa e parë e turit të saj në Ballkan.

Synim i vizitës së saj është të ndihmojë vendet e rajonit që të kalojnë problemet e brendshme dhe që të arrijnë integrimin euro-atlantik.

Clinton do të takohet sot me përfaqësuesit e presidencës trepalëshe boshnjake, si dhe do të inaugurojë ambasadën e re amerikane në Sarajevë.

Ndërsa më vonë gjatë ditës ajo do të spostohet për në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Boris Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA