Cervenkovski nis betejën kundër Gruevskit
12/10/2010 11:00
Partitë e opozitës në Maqedoni, të udhëhequra nga LSDM-ja, kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshmë në Prilep një protestë kundër qeverisë aktuale.
Kreu i LSDM-së, Branko Cervenkovski ka deklaruar gjatë protestës se ajo bëhet për të sfiduar kryeministrin Gruevski dhe patriotizmin e tij të rremë.
“Historinë po e falsifikoni, realitetin tonë po e shkatërroni, ndërsa të ardhmen po e varrosni”, i është drejtuar Cervenkovski Gruevskit.
Sipas tij, qeveria aktuale jo vetëm që nuk po e lufton krimin e organizuar, por përkundrazi po bëhet bartëse e tij.
Ish-presidenti i Maqedonisë ka shtuar më tej se nuk do ta ndalë betejën për të sfiduar kryeministrin aktual.
Top Channel