Gati dy vjet pas vrasjes së 15-vjecarit grek Aleksandros Grigoropoulos në 6 dhjetor të vitit 2008 nga dora e një polici,gjykata greke e Amfisës ka dënuar autorin Epaminondas Korkonea me burgim të përjetshëm pa i njohur asnjë rrethanë lehtësuese.

Shumica e trupit gjykues ka gjykuar si fajtor me akuzen e bashkepunimit pa dashje në këtë vrasje edhe të pandehurin e dytë.

Gjyqi i dy policeve eshte shtyre disa here, per t’u zhvilluar ne masa te rrepta sigurie ne nje prej sallave te gjykates se Amfises, ne nje qytet qindera km larg Athines ne nje salle te mbushur plot e perplot me njerez dhe vendimi i tij pritej me interes te madh.

Vrasja e adoleshentit grek ka qene shkendija e nje sere protestash te dhunshme qe shperthyen ne Athine para dy vjetesh.Sipas analisteve vendas ishte shkendija qe ndezi zemerimin popullor ishte shperthimi i nje populli qe vuante ne nje shkalle akoma me te madhe pasojat e izolimit social, pa asnje shprese per te ardhmen, qe shihte se cdo gje perkeqesohej nga pasiguria per punen, nga humbja e te drejtave sociale,nga sistemi i dobet i arsimit, korrupsioni politik,rrethi vicioz i shoqerise, arroganca e sistemit politik, dhuna e ligjshme shteterore.

Trazirat e dhjetorit te 2008 jane cilesuar nga  mbi 75% e grekeve si nje  ngjarje e rendesishme politike qe ngjalli edhe debate teper te forta per dhunen policore aq te kritikuar ne vend si dhe te drejten e perdorimit te armeve nga ana e oficereve te policise.

Te rinjte qe mbushen rruget e te gjitha qyteteve greke nuk mund te pranonin  se si  një ruajtës rendi, një polic i thjeshtë ngriti pistoleten dhe morri nje jete që akoma nuk ka nisur .

Fakti qe Greqia rreth 15 muaj me vone do te merrte ndihme ekonomike nga FMN dhe BE vertetuan se trazirat kishin nje baze sociale dhe se shoqeria greke po fillonte te ndergjegjesohej duke mos toleruar me klasen politike dhe menyren e saj te qeverisjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA