Universitetet hapin dyert për 21 mijë studentë të rinj

11/10/2010 08:00

Sot nis viti i ri akademik per sistemin e lartë arsimor në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në universitetet publike këtë vit janë regjistruar rreth 21 mijë studentë të rinj me kohë të plotë. Ndërkohë, qeveria ka akorduar 8130 kuota për studimet me kohë të pjesshme për nivelin e parë të studimeve univesitare, ndërsa në studimet universitare të nivelit të dytë, ose Master deri tani janë miratuar rreth 10.600 kuota.

“Këtë vit universitetet do të pranojnë rreth 40 mijë studentë në nivelin e parë dhe të dytë të studimeve universitare”, deklaroi në një konferencë për shtyp, ministri Myqerem Tafaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta