Vetëm javën e fundit territori i Kosovës është goditur nga tri lëkundje toke. Tërmeti më i fundit është ndjerë rreth orës 02:34 minuta të mëngjesit të hënës.

Lëkundja e tokës u ndje më shumë në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin dhe Ferizajn.
 
Sipas të dhënave të Institutit Sizmiologjik të Kosovës epiqendra e tërmetit ishte në Kumanovë të Maqedonisë. Ndërkohë fuqia e tërmetit vleresohet 4.5 shkallë të Rihterit. Sipas vleresimit të Institutit Sizmologjik lëkundje të tokës do të ketë sërish në harkun kohor prej pesë-gjashtë muajsh.

Javën e kaluar vetëm në qytetin e Gjilanit përkatësisht në juglindje të tij, janë ndjerë dy tërmete me magnitude 4.5 të shkalles Rihter. Por, fatmirësishtë nuk ka pasur dëme materiale.Në vitin 2002 qyteti i Gjilanit ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm. Në atë kohë shumë familje patën pësuar më dhëme të mëdha materiale.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA