Policia serbe në Preshevë ka arrestuar katër persona, të dyshuar për përfshirje në trafik lëndësh narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave personat e arrestuar janë dy shqiptare dhe dy serbë nga Vranja.

Sipas burimeve, grupi i personave në fjalë në muajin gusht ka organizuar shitblerjen e një sasie prej 550 gramësh drogë të tipit heroinë.

Burimet shtojnë më tej se njësia policore që kreu operacionin ka shpallur në kërkim një tjetër person, kombësia e të cilit nuk dihet ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA