Komitetit lokal për Siguri në Mitrovicë vlerëson se situata në veri të Kosovës mbetet ende e brishtë.

Shefqet Aliu, zyrtar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim deklaroi se gjatë dy javë të fundit ka patur disa incidente në veri.

Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka përshëndetur rritjen e masave të sigurisë në veri nga KFOR-i, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Ai theksoi se gjendja në veri kërkon angazhim të madh dhe veprime konkrete, meqë grupet kriminale dhe strukturat paralele për dhjetë vjet me radhe janë duke i sfiduar ligjet dhe rendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA