Një pjesë e madhe e dosjeve të bashkëpunëtorëve maqedonas të sigurimit shtetëror në kohën e ish-Jugosllavisë ndodhen në arkivat serbe.

Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedonia ka deklaruar se për momentin është e pamundur që këto dosje të tërhiqen nga Beogradi.

“Me institucionet përgjegjëse serbe nuk kemi vendosur asnjë komunikim, për shkak se këto dosje ruhen nga shërbimet e tyre sekrete dhe asnjëherë nuk do të mund t’i marrim. Ndoshta kjo do të ndodhë në një kohë më të mirë, por tani s’ka gjasa”, ka deklaruar anëtari i komisionit, Gjorgji Mallkovski.

Komisioni për hapjen e dosjeve deri tani nuk ka bërë asnjë kërkesë tek institucionet serbe për tërheqjen e materialeve që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA