Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka deklaruar se KE duhet t’i hapë rrugë liberalizimit të vizave edhe me Kosovën.

Deklarata e Lunacek vjen pasi PE votoi në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Nëse BE lejon heqjen e vizave edhe për këto dy shtete, atëherë vetëm kosovarëve do t’u duhen vizat për të udhëtuar drejt BE-së. Kosova nuk duhet të shndërrohet në geto”, ka deklaruar Lunacek.

Ajo ka shtuar më tej se edhe ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë vlerësojnë se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA