Bisedimet mes Prishtinës e Beogradit do të fillojnë vetëm pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Gjysma e parë e shkurtit është koha optimale e mbajtjes së zgjedhjeve. Fundi i marsit do të jetë periudha kur Kosova do të ketë institucionet e saj të dala nga zgjedhjet e atëherë mund të ketë bisedime me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se do ta publikojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve një ose dy ditë pas vizitës së sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Kosovë. Clinton do të qëndrojë në Kosovë më 13 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA