Universiteti i dytë publik në Kosovë hapi dyert për fillimin e vitit akademik. Viti i parë akademik në Universitetin Publik të Prizrenit ofron 6 programe studimore në tri gjuhë.

Të drejtë regjistrimi kanë studentë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.

Kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Arsimit Enver Hoxhaj dhe rektori-themelues i Universitetit Publik të Prizrenit, Rolland Moench ishin të pranishëm në ceremoni.

“Në jetën tonë ne të gjithë kemi pasur ëndrra dhe të gjithë kemi punuar që t’i realizojmë ato. Sot, një nga ëndrrat tona më të mëdha që po e realizojmë është hapja e universitetit të dytë publik në Kosovë”, ka deklaruar Thaci.

“Sot nuk është politika në qendër të vëmendjes, por jeni ju studentë. Vitet më të rëndësishme për ju fillojnë sot. Një fjalë e urtë thotë se, “arsimi ngjyros më kuq se sa vet ngjyra e kuqe”. Kjo është një lutje për ju, që në këto katër vitet e ardhshme të jeni pjesë e kësaj ngjyre, e këtij koloriti të arsimit dhe zhvillimit të vendit tuaj”, është shprehur ndër të tjera reaktori Moench.

“Qëllimi ynë është që ta rrisim përfshirjen në arsimin e lartë dhe asnjë i ri, i cili ka përfunduar shkollën e mesme të mos mbetet jashtë universiteteve, meqë këtë vit qeveria e Kosovës në UPZ dhe në Universitetin e Prishtinës ofron 22 mijë vende të lira për brucoshët që ka Republika e Kosovës. Në vitin 2007 kanë qenë vetëm 7 mijë vende ndërsa sot i keni 22 mijë vende për studentë”, ka shtuar më tej ministri Enver Hoxhaj.

Universiteti i Prizrenit, nën drejtimin e një rektori ndërkombëtar synon të jetë universitet ndërkombëtar për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA