Tre automjete janë djegur pasi u është vënë qëllimisht zjarri, në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave autorë të këtij sulmi dyshohet të jenë qytetarë serbë, të cilët po tentojnë të trembin bashkëkombasit që punojnë në institucionet kosovare.

Sipas burimeve, të cilat iu referohen autoriteteve policore, një nga makinat e djegura është një “Peugeot 407”, pronar i të cilës është qytetari serb Ilija Budric, punonjës në PTK.

Burimet kanë shtuar më tej se dy makinat e tjera janë djegur pasi kanë qenë pranë makinës së parë, që ishte dhe objektivi i ekstremistëve serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA