Gjermania është shprehur kundër mundësisë për t’i dhënë Greqisë më shumë kohë për të kthyer borxhet e dhëna nga vendet evropiane për ta shpëtuar nga falimentimi.

“Nuk jemi në favor të një zgjatje të periudhës së rimbursimit”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave, Bertrand Benoit.

Duke folur në një intervistë për agjencinë “Bloomberg”, zëdhënësi ka theksuar se një lëvizje e tillë nuk do të ishte pozitive.

Mëngjesin e sotëm, numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn foli për një zgjatje të mundshme të afateve të rimbursimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA