Sërish Greqia gjendet në qendër të kritikave në mediat më të mëdha botërore. Kësaj here është në fokus sistemi shëndetësor.

Nje turist gjerman u aksidentua në dhomën e hotelit në të cilën po kalonte pushimet në ishullin Kos në Egjeun jug-lindor.

Ai u dergua me urgjence ne qendren mjekesore te zones ku nuk ndodhej asnje mjek, por vetem nje infermier, i cili te vetmen ndihme qe mund t’i ofronte turistit ishte mjekimi i plages me betadine. Duke pare mangesite e kesaj qendre, u vendos dergimi i turisit ne Gjermani, pasi ishte i siguruar.

Nje avion ambulance mberriti ne ishullin Kos por atje nuk kishte ambulance per transportimin e turistit te plagosur dhe pronari i hotelit e ka vendosur shtetasin gjerman ne nje kamioncine mbi disa arka. Mjeket gjermane u shokuan kur pane kete skene. Ata publikuan fotot te cilat u transmetuan ne te gjitha mediat gjermane dhe te huaja. Ngjarja krijoi shume reagime edhe ne Greqi, ku ministri i Shendetisë, Andreas Lomverdhos kerkoi hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA