Greqi, shkatërrohet banda multietnike
11/10/2010 19:45
Policia greke shkatërroi sot një bandë të trafikut të lëndëve narkotike, ku ishin përfshire edhe disa shtetas shqiptarë.
7 persona kanë rënë në pranga, një pjesë të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët grekë dhe rusë.
Sipas organeve greke të rendit, në momentin e ndalimit të arrestuarve iu gjet një sasi e madhe droge dhe armësh.
Për njësinë e anti-drogës, banda e shkatërruar ishte një prej organizatave më të rrezikshme që vepron në Greqinë qëndrore.
Të ndaluarve iu sekuestruan kanabis, heroine, kallashnikovë, kallëpe dinamiti, dy automjete, si dhe gati 8.000 dollarë amerikanë.
Katër anëtare të tjerë të bandës, emrat dhe kombësia e të cilëve nuk bëhen publike për arsye hetimi, janë shpallur në kërkim.
Top Channel