Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith ka thënë se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës duhet t’u paraprijë zgjedhjeve të parakohshme.

Feith, sipas Telegraf, është shprehur se mënyra e qartë dhënies së vendimit nga Gjykata Kushtetuese tregon profesionalizimin e kësaj gjykate, ndërkaq që respektimi i vendimit nga institucionet tregon për maturi.

“Data është temë e konsultimeve që Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi po i bëjnë me liderët politikë. I kam lexuar datat në shtyp. Unë jam i interesuar dhe besoj edhe institucionet e Kosovës, që parlamenti të mund të funksionojë gjatë sesionit vjeshtor për aq sa është e mundur, në mënyrë që të kalohen disa ligje shumë të rëndësishme, që janë me interes për Kosovën dhe për ekonominë. Në momentin kur përfundon sesioni vjeshtor i parlamentit, ai shpërbëhet dhe pastaj janë 45 ditë që parashikohen me Kushtetutë deri në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Feith.

Sipas Feith, data e zgjedhjeve duhet të gjendet në bazë të dispozitave kushtetuese dhe nevojave praktike për organizimin e tyre.

Top Channel