Aksident në Lezhë, vdes 70 vjecari

11/10/2010 08:40

Mëngjes i përgjakshëm ne Lezhë ku rrugët janë bërë sërish shkak për aksidente me pasojë vdekjen e njerëzve.

Në aksident janë përfshirë tre automjete ku ka humbur jetën shtetasi Gjergj Makaj, i cili drejtonte një zetor në momentin e përplasjes.

Me 70 vjecarin janë përplasur një kamioncinë dhe një fuoristradë. Sipas të dhënave të para, mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar nga ana e kamioncinës.

Fuoristrada me targën TR 8921 F drejtohej nga 45 vjecari Ndue Përgega, ndërsa kamioncina me targë SH 72 15 D nga 38 vjecari Pjetër Ndreu. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Prekalit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA