Zyrtarë të partisë Aleanca për Kosovën e Re kanë bërë përgjegjëse qeverinë për sfidat politike dhe ato në fushën e sigurisë me të cilat Kosova vazhdon të përballet.

Përfaqësuesi i AKR-së, Shefki Abdullahu ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë vjen si pasojë e dështimit sistematik të koalicionit qeverisës, që përbëhet nga dy partitë më të mëdha.

“E gjithë kjo tregon qartë se qeveria e koalicionit në fjalë, nga momenti i marrjes së pushtetit, dështoi në realizimin e premtimeve të dhëna dhe në plotësimin e kërkesave më elementare të qytetarëve të Kosovës”, ka pohuar Abdullahu.

Ai e ka vënë theksin në vecanti tek situata në veri të Kosovës, zonë të cilën sipas tij, qeveria nuk ka arritur ta integrojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA