Xiaobo, mister fati i bashkëshortes

09/10/2010 11:30

Që prej ditës së djeshme nuk ka më lajme mbi Liu Xia, bashkëshortja e fituesit të cmimit Nobël për Paqen, Liu Xiaobo, që ndodhet në një burg në verilindje të Kinës.

Në sms-në e fundit që i kishte dërguar stacionit Radio Azia e Lirë, Liu Xia kishte bërë të ditur se po bënte gati valixhen për të vajtur e shoqëruar nga policia në burgun ku mbahet i shoqi, në Xhinzhou.

Ndërkohë, nuk rezulton që Liu Xiaobo të ketë marrë vesh që i është dhënë cmimi prestigjoz për angazhimin e tij paqësor dhe jo të dhunshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Disidentë dhe miq të ciftit që jetojnë në Pekin deklarojnë se sot nuk kanë qenë në gjëndje të flasin me gruan, e cila dje me shumë vështirësi ka kontaktuar mediat dhe familjarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA