Pakistani do të hapë kalimin e Torkhamit

09/10/2010 15:00

Pakistani do të rihapë shtegun kyc që shërben për të furnizuar trupat e NATO-s në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i këtij vendi, sipas të cilit rihapja do të bëhet me efekt të menjëhershëm.

Kryqëzimi në veri-perëndim, në Torkham, u mbyll 10 ditë më parë pasi një sulm ajror i NATO-s vrau dy ushtarë pakistanezë.

Që prej asaj dite, talebanët pakistanezë kanë kryer një seri sulmesh ndaj autokolonave të cisternave që mbanin furnizime për në Afganistan.

Sulmi i fundit u krye ditën e shtunë, kur rebelët i vunë flakën 30 cisternave të mbushura me karburant.

“Pasi ka siguruar sigurinë në cdo aspekt, qeveria ka vendosur të hapë rrugën në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit me një efekt të menjëhershëm”, ka deklaruar ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA