Obama vetëm 2 përqind më mirë se Bush

09/10/2010 03:30

Një sondazh i kryer nga CNN tregon se presidenti Obama jo votëm që nuk është më aq popullor në SHBA, por mbështetja ndaj tij mund të krahasohet me mbështetjen që kishte paraardhësi Bush.

Sipas CNN Obama zotëron 47 përqind të të intervistuarve ndërkohë që ish-presidenti Bush u ndal në kuotën e 45 përqindëshit. Vetëm 2 përqind është “distanca” mes Obamës dhe Bushit.

Rezultati i kërij sondazhi nuk është një sinjal i mirë për presidentin Obama dhe për Partinë Demokratike që po përgatiten për zgjedhjet e Kongresti që mbahen më 2 nëntor.

Top Channel