Ndihma për fëmijët

09/10/2010 19:45

Linja kombëtare për fëmijë “Alo 116” e cila përgjatë një viti ka ndihmuar mijëra fëmije, ka një histori të veçantë përsa i përket ideimit.

Punonjësit e kësaj qendre kanë këshilluar qindra fëmijë të keqtrajtuar, me probleme në shkollë.

Përmes kësaj linje kanë marrë asistencë fëmijë që jetojnë me prindër të divorcuar, apo që kanë tentuar të vetvriten.

48 % e fëmijëve që telefonojnë janë djem dhe sipas statistikave 6% e fëmijëve që kanë telefonuar në këtë linjë kanë patur mendime për t’u vetvrarë dhe 22% kanë raportuar problemet në shkolla.

Kryetarja e parlamentit e ftuar në këtë konference është shprehur se do të ndihmojë në përmirësimin e legjislativit për fëmijët.

“Në kalendarin e ardhshëm të parlamëntit të Shqipërisë do të jetë ligji i cili do të punohet nga komisionet parlamentare dhe do të votohet në seancën plenare besoj nga të gjithë deputetët”, theksoi Topalli.

Kryetares së Kuvendit i është dhënë titulli “ambasadore e UNICEF-it për fëmijë” dhe futbollistit Lorik Cana, titulli “ambasador i parë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA