Kriza? Mos lindni fëmijë

09/10/2010 15:20

Mos lindni fëmijë nëse nuk keni të ardhura të mjaftueshme financiare për t’i rritur ata. Kjo thënie nuk i përket ndonjë udhëheqësi fetar por një ministri në kabinetin qeveritar anglez.

Kjo deklaratë e Jeremy Hunt ministër për Kulturën, ka provokuar një debat kur ai sugjeroi se britanikët nuk duhet të lindin fëmijë pa patur para për t’i rritur ata.

Hunt e ka vazhduar deklaratë duke thënë se nuk është detyrë e qeverisë të financojë numrin në rritje të atyre familjeve me shumë fëmijë, të cilët marrin ndihma sociale. Komentet e tij janë cilësuar si provokative, të cilat vijnë vetëm disa ditë pas konferencës së Partisë Konservatore nga ku ministri i Financave George Osborne anoncoi reformën në sistemin e ndihmës sociale për fëmijët.

I menjëhershëm ishte reagimi opozitës laboriste të drejtuar nga Ed Miliband, i cili i komentoi deklaratat e Jeremy Hunt si të pështira dhe mizore. Megjithatë 10 Downing Street së bashku me Ministrinë e Financave përfshi disa deputëtë konservatorë janë munduar ta zbusin debatin e krijuar nga deklarata tepër e fortë e ministrit të Kulturës.

Qeveria e koalicionit mes Konservatorëve dhe Liberal demokratëve po luftojnë të zvogëlojnë deficitin buxhetor duke shkrurtuar vënde pune në administratën shtetërore dhe shpenzimet publike ku përfshihet edhe ndihma sociale. Kryeministri britanik David Cameron disa ditë më parë  deklaroi  se qeveria e tij do të punojë për të ndërtuar një vend për njerëz të zotë.

“Shkurtimet do të jenë të forta, pasi nuk kishte rrugë tjetër. Por ju garantoj se brenda pak vitesh shpërblimi do të ndihet nga të gjithë në vendin tonë”, ka pohuar Cameron.
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA