Krimet në Shkodër

09/10/2010 21:15

Gjatë tre viteve të fundit në Shkodër krimi brenda  familjes është shfaqur tepër dhunshëm dhe po merr një shtrirje të frikshme.

Për tre vite në Shkodër janë vrarë 7 femra  dhe plagosur dy, nga këto shtatë  prej tyre nëna, dy vazja të moshës 17-20 vjeç, ndërsa vetëm në një rast burri pasi ka vrarë gruan ka vrarë dhe veten.

Krimet  ndaj femrave  në Shkodër janë kryer kryesisht nga bashkëshortët, baballarët apo nga djemtë e tyre.

Ndër motivet kryesore që kanë çuar në këto krime kanë  qenë xhelozi ose konfliket për shkaqe ekonomike.

Ajo që bie në sy në vrasjet ndaj bashkëshortëve është fakti se krimet marrin një dimension akoma më të rëndë për mënyrën se si kryhen, duke masakruar viktimat me mjete të mprehra si sopata apo thika.

Statistikat e mëposhtme tregojnë se sa i frikshëm  gjithnjë e më shumë po bëhet  krimi brenda familjes në Shkodër ku ndër krimet më të rënda mund të përmenden:

Në vitin   2007, zbulohet krimi i kryer nga Brahim Facaj në fshatin Postrribë ku 12 vite më parë kishte vrarë dhe më pas groposur në oborrin e shtëpisë vajzën e tij 20 vjeçe Afërdita Facaj.

Më 15 nëntor të vitit 2007, në lagjen “Sarreq” të Shkodërs, Tonin Nikolli pasi vret gruan e tij, Eleni Nikolli, me pistoletë vret dhe veten.

Më 8 janar të vitit 2007 një adoloshent 16 vjeç qëllon për vdekje me pistoletë nënën e tij para spitalit të Shkodër, Gjelina Makaj duke e lënë të vdekur.

Më 16 prill të vitit 2008, Nik Prozhni vret në mënyrë makabare duke i rënë me sopatë kokës gruas së tij brenda në banesën ku ato jetonin.

Më 15 prill të vitit 2009, Ylber Tahiri, 20 vjeç, vret nënën e tij me armë zjarri automatik Lumije Tahiri.

Më 24 korrik të këtij viti Pjetër Pjolli vret brenda në shtëpinë e tij gruan dhe vajzën 17 vjeçe Nina dhe Kristina Pjolli duke i masakruar me mjete të forta dhe më pas goditur me armë zjarri.

Për ekspertët e policisë parandalimi i krimit brenda familjes është një ndër krimet  më të paparshikueshmit dhe vështirsia e parandalimit është akoma më e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA