Kinë, Xiaobo bllokohet edhe online

09/10/2010 02:50

Autoritetet kineze po përdorin censurën duke “hequr” nga masmedia emrin e çmimit Nobel, Liu Xiaobo.

Pas territ në televizionet e radiot vendase të cilat nuk pasqyruan asgje në lidhje me çmimin nobel për paqe, autoritetet e Pekinit bllokuan emrin e Xiaobos edhe në internet. Kështu nëse futesh në motorrët e kërkimit vendas dhe shkruan “Liu Xiaobo” pas pak sekondash hapet “error page”.

Autoritetet kanë “pastruar” domainet nga emri i “Liu Xiaobo”, dhe “Cmimi Nobel për Paqe”. Më herët presidenti amerikan i kërkoi Kinës lirimin e Xiaobos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA