Kili, sonda arrin te minatorët

09/10/2010 15:30

Pas me shume se dy muajsh në nëntokë, minatoret e bllokuar në Kili janë tashmë vetem një hap larg përqafimit të njerëzve të dashur.

Disa nga të afërmit e tyre shpërthyen në lot, kur sonda arriti të shpojë muret e ndarjes që në njëfarë mënyre, u bë shpëtimi i këtyre njerëzve pas shembjes në minierën e San Hozesë në 5 gusht.

Lajmi ka bere xhiron e televizioneve te ndryshme boterore qe transmetuan ‘live’ pamjet nga miniera.

Tani zyrtaret pritet te vendosin sesi do te veprojne ne vazhdim, nese do t’i terheqin minatoret lart nepermjet kanalit te hapur me diameter aq sa te mund te kaloje nje njeri, cka sjell rrezik nga masivet e ekspozuara shkembore, apo do te presin sa ai te vishet me nje tubacion celiku.

Vincë gjigante jane sjelle ne zonen e shpimit qe te ulin mbeshtjellesen prej metali, nese kjo do te jete e nevojshme. Kjo do të thotë se përpjekjet për të nxjerrë minatorët përmes tunelit do të kerkojne disa dite kohe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA