Kili, arrihen minatorët e bllokuar

09/10/2010 14:50

Gërmimet e skuadrave të shpëtimit në Kili kanë arritur dhomën nën tokë kur 33 minatorët kanë mbetur të bllokuar që prej muajit gusht.

Depërtimi në minierën San Hoze u realizua pak momente pas orës 08:00 me orën lokale dhe menjëherë kanë filluar festimet.

Kjo do të thotë se përpjekjet për të nxjerrë minatorët përmes tunelit do të fillojnë brenda pak ditëve.

Minatorët u bllokuan kur një pjesë e minierës u shëmb më 5 gusht, duke i lënë ata 700 metra nën tokë për periudhën më të gjatë.

Megjithatë, plani “B” i gërmimeve ka penetruar në 624 metra në një punishte, e cila mund të arrihet nga minatorët.

Të afërm të minatorëve, të cilët kanë qëndruar pranë skuadrave të shpëtimit gjatë gërmimeve, kanë shpërthyer në lot dhe kanë falenderuar inxhinierët.

Top Channel