Gjermani, shpërthim në një traget, të plagosur

09/10/2010 16:05

Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një traget që lidh Gjermaninë dhe Lituaninë në Detin e Veriut, duke shkaktuar 21 të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur kapiteneria e Cuxhaven, në Gjermani veriore. Anija Lisco Gloria, me flamur lituanez, transportonte më shumë se 200 pasagjerë drejt Lituanisë.

Shpërthimi ka ndodhur në kuvertën e sipërme, për shkaqe ende të panjohura. Në lidhje më këtë çështje është hapur një hetim, por nuk ka asnjë elementë që të tregojë se bëhet fjalë për një atentat.

Top Channel