Francë, Senati voton moshën e pensionit

09/10/2010 11:00

Senati francez votoi dje për ngritjen e moshës së daljes në pension nga 60 në 62 vjec, si pjesë e reformave anti-krizë të qeverisë.

Paketa e masave, që parashikon shkurtimin e kostove të pensioneve, ka bërë që liderët e sindikatave të bëjnë thirrje për një grevë të përgjithshme më 16 tetor.

Megjithatë, dhoma e ulët e Parlamentit ka mbështetur ndryshimet, edhe pse do të duhet të votohen reforma të tjera. Një propozim tjetër është rritja e moshës së pensionit në 67 vjec.

Reformat e planifikuara do t’u kërkojnë punëtorëve që të punojnë të paktën 41.5 vite, 1 më shumë, në mënyrë që të përfitojnë pensionin nga shteti.

Qeveria franceze shpreson se paketa do të kalojë në tërësi nga fundi i tetorit. Ndërkohë, punëtorët kanë përgatitur tashmë protestat kundër tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA