Durrës, shpërthen automjeti
09/10/2010 18:55
Një automjet ka shpërthyer në Durrës pasi në të ishte vendosur eksploziv.
Automjeti tip BMW i përkiste një pronari të një hoteli, biznesmenit me iniciale O.F., banor në lagjen 4.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Policia po heton për motivet e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Top Channel