3500 qytetarë janë regjistruar si të sëmurë me kancer në gjithë vendin këtë vit. Numri i pacientëve me këtë diagnozë është gjithnjë në rritje, çka ka bërë që të rritet edhe kërkesa për shërbime.
“Kanceri është në rritje dhë kërkon një vëmendje të veçantë në fushën e diagnostikimit, parandalimit të hershëm. Kjo kërkon një impenjim të veçantë nga vetë shoqëria e cila duhet të ndërgjegjësohet për t’u diagnostikuar hershëm”, tha Nermin Vokopola, anëtare e shoqatës “Rayder”.
Shoqata “Rayder” e cila ofron shërbim falas për 350 pacientë në fazën e fundit të sëmundjes, ka organizuar një ecje në kodrat e liqenit.
Familjarë dhe mjek kanë rikujtuar se sa e rëndësishme është ky shërbim për ta dhe sa ndihmon në psikologjinë e familjarëve të tyre.
Top Channel