Cmimi Nobël, dhjetra të arrestuar në Kinë

09/10/2010 14:35

Disa dhjetra kinezë janë ndaluar gjatë natës nga policia pasi po festonin dhënien e cmimit Nobël për Paqen disidentit Liu Xiaobo.

“Miqtë e mi kishin organizuar një festë pranë Pallatit të Verës dhe që prej ditës së djeshme s’po lidhem dot me ta”, ka deklaruar një avokat që lufton për të drejtat e njeriut.

Edhe disa profesorë që kishin shprehur vlerësimin e tyre për dhënien e cmimit janë bllokuar gjithashtu nga agjentët e policisë.

Por ditën e sotme shtypi kinez dhe televizionet shtetërore e kanë injoruar plotësisht lajmin mbi arrestimet e kryera.

Ndërkohë, gruaja e disidentit Liu Xiaobo do të mund ta shohë bashkëshortin ditën e nesërme në burgun e Xhinzhout.

Një grup humanitar me kinezë të larguar në Hong Kong ka bërë të ditur se Liu Xia ka mbërritur sot në Xhinzhou, e shoqëruar nga familjarët dhe policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA