Ahmadinejad-Papës: Së bashku për fenë

09/10/2010 14:05

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se është i nevojshëm një “bashkëpunim i ngushtë” mes Republikës Islamike dhe Vatikanit.

Në një mesazh dërguar Papa Bendiktit XVI, Ahmadinejad ka nënvizuar se duhet të mbrohen fetë monoteiste nga antilaicizmi që po përhapet në botë.

“Republika islamike e Iranit është e gatshme të bashkojë forcat e saj me ato të Selisë së Shenjtë për të ndryshuar strukturën tiranike që dominon sot botën”, është shprehur Ahmadinejad.

Mesazhi në fjalë është i dyti që presidenti iranian i dërgon atit të shenjtë, pasi atij në të cilin e falenderonte për qëndrimin e mbajtur ndaj djegies së Kur’anit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA